Kolumna

Kombi, shteti dhe gjuha amtare duhet të ruhen më shumë se sytë e ballit

Nga: Ejup Berisha

Me komb me shtet dhe me gjuhë amtare asesi nuk bëhet shaka, nuk lozet dhe nuk tregtohet. A e dini pse kjo për faktin se këto janë asete shumë të rëndësishme kombëtare. Lojën shakanë dhe tregëtinë me to e ndalojnë apo nuk e lejojnë as normat morale, as dispozitat kushtetuese e juridike por as ligjet e Perendisë. Tre gjërat e sipërpërmendura janë trashëgimi shumë të rëndësishme kombëtare e jo individuale dhe grupore. Kombi shteti dhe gjuha amëtare janë të të gjithë kombit e nuk janë dhe nuk guxojnë të bëhen pronë e individëve të caktuar e aq më pak të njëjtat nuk duhet dhe nuk mund të lihen në duart e individëve të pandërgjegjshëm e të papërgjegjshëm të cilët mundohen që të bëjnë gjëra të këqija dhe të shëmtuara me këto tre gjëra të shumë të shtrenjta dhe të shenjta. Kombi shteti dhe gjuha duhet të ruhen dhe të trajtohen me tepër vemendje, me shumë kujdes dhe në mënyrën me serioze të mundëshme. Do të thoja se këto duhet të ruhen më tepër se sytë e ballit. Sot individ të këqij dhe tendencioz ka shumë, këta janë në gjendje që për interesa të tyre të ulëta personale dhe grupore të bëjnë çdo gjë të keqe me kombin me shtetin dhe me gjuhën amtare. Dhe ne si pjestarë të kombit shqiptar çfar po bëjmë për ti ruajtur e për ti mbrojtur siç thashë këto tre asete shumë të rëndësishme kombëtare? Pra ne fatkeqsisht nuk po bëjmë asgjë në këtë drejtim sepse vetëm po rrimë dhe po shohim kot se si individ të caktuar dhe grupe individësh në mënyrë të mbrapsht po sillen keq me komb, me shtet dhe me gjuhën amtare. Paramendoni Gjuha shqipe në Maqedoninë e veriut nuk përmendet askund në kushtetutë edhe pse për këtë çështje u bë edhe konflikti i vitit 2001. Dhe në vend që në aktin më të lartë politiko-juridik të RMV-së të përmendet gjuha shqipe kjo për fat të keq në të njihet me termin fyes, poshtërues dhe diskriminues njëzet përqind. Çfar idiotizmi dhe hipokrizie ndodhë këtu në Republikën tonë, këtu pra gjuhën të cilën e flasin mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë në këtë shtet në Kushtetutë nuk mund ta hasësh askund por në të ajo njihet dhe përmendet si përqindje. Këtu qëndron absurdi dhe pa arsyeshmëria e këtij realiteti të pakuptimtë dhe të pashpjegueshëm. Si përqindje mund të llogariten mallërat xhësendet dhe bagëtitë e jo pjestarët e një kombi që në masën e përgjithshme të njerëzve të cilët jetojnë në këtë shtet janë tridhjetë përqind, kjo bazuar në të dhënat e rexhistrimit të fundit të popullsisë në RMV. Dhe çfar është më qesharake gjuha shqipe sipas një hulumtimi shkencor ndërkombëtar del se është gjuhë 6000 vjeçare pra e njëjta është gjuhë tepër e vjetër që është përdorur shumë më parë se gjuhët e kombeve tjera. Dhe duhet pyetur hapur se a nuk është turp që dikush të refuzon apo dhe të kundërshton përmendjen e gjuhës shqipe në aktin më të lartë politiko-juridik të vendit. Unë pa hamendje do të pohoj Po turp është dhe atë turp më të madh nuk ka. Kujt po ja vret syrin dhe veshin fjala e ëmbël dhe e këndëshme Gjuhë shqipe. Për shqiptarët duhet të jetë kënaqsi dhe privilegj që gjuha e tyre amtare të jetë prezente në Kushtetutën e shtetit dhe ajo të përdoret në mënyrë zyrtare në tërë teritorin e vendit për të cilin edhe këta vetë kontribuojnë dhe punojnë për zhvillimin dhe për përparimin e tij. Gjuha shqipe nuk guxon të vihet në ankand për tu shitur e as të bëhet mjet për këmbim por si duket disa politikan shqiptar këtu në RMV atë e kanë vënë në ankand publik dhe duan të bëjnë tregëti me të dhe atë për çfar? Siç thashë për të fituar para dhe për tu pasuruar individualisht vetë apo dhe bashk me pjestarët e grupacioneve të ndryshme të tyre në kurriz të kombit. Disa prej politikanëve shqiptar këtu në RMV bile edhe me rastin e hapjes së procedurës për ndryshime kushtetuese refuzojnë që termin njëzet përqind ta zëvendësojnë me emërtimin Gjuha shqipe duke dhënë arsyetime të pakuptimta dhe banale se nuk na qenka koha tani për tu bërë ky ndryshim. Koha për të bërë vepra të mira dhe të duhura për komb, për shtetin dhe për gjuhën amtare përher është aktuale dhe e domosdoshme. Këto gjëra duhet ti bëjnë ppjestarët e kombit tonë pra flas për ata të cilët e duan me të vërtetë dhe pa hile kombin dhe gjuhën e tyre amtare. Prandaj le të reflektojnë më pozitivisht dhe më me pjekuri përfqausesit e partive politike shqiptare këtu në vendin tonë dhe mos të bëhen kundërshtues të heqjes së termit njëzet përqind dhe të insistojnë që me ndryshimet kushtetuese termi gjuha shqipe të shënohet në Kushtetutën e vendit. Këtë gjë këta e kanë për obligim dhe detyrim kombëtar jo vetëm ndaj popullit shqiptar që jeton këtu në RMV por edhe ndaj kombit shqiptarë në përgjithësi.