MaqedoniOpinion

Kombi nuk i ka borxh askujt, por disa u pasuruan në emër të kombit!

Shkruan: Ejup Berisha

Për kend po bien kambanat ato po bien për kombin shqiptar të RMV-së. Dikush sot këtij
kombi po ja kërkon njëfar borxhi joreal dhe të paqenë. Këtë gjë po e bëjnë përfaqsuesit e BDI-se pra këta ka kohe që po ja kërkojnë borxhin kombit shqiptar ketu, kinse për të mirat dhe për begatitë që ja ka mundësuar ky subjekt politik këtij kombi prej vitit 2001 e deri në ditët e sotme. Z.v Kryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së Artan Grubi paska thënë se qytetarët shqiptar e shqiptar të Çairit i paskan shumë borxh Ali Ahmetit dhe BDI-së. Aman bre Artan a deri këtu i paskeni pru punët që ta bëni borxhli kombin i cili nuk ju ka asnjë borxh të paktën juve që jeni në politikë. Disa udheheqësve politik u paska borxh kombi shqiptar dhe këta prandaj po sillen kështu me të pa respekt dhe pa kurrfar konsiderate duke e bërë bile edhe borxhli atë. Pra si duket për këtë arsye këta ja kanë kthyer shpindën kombit dhe me të po bëjnë çfar po ju bie ndërmend të bëjnë. Dhe këta po bëjnë jo vetëm keq por edhe po sillen zi e më zi me kombin. Çudi e madhe ne u paskemi borxh atyre që i kanë lindur nënat shqiptare dhe të cilët për një moment disa prej tyre janë ndodhur në front dhe atë në një konflikt të domosdoshëm në të cilin kanë marrë pjesë edhe disa njerëz të pasinçertë dhe joserioz dhe të cilët sot pa fije turpi thonë se ju ka borxh kombi . Pra gjykuar në bazë të sjelljeve të pakuptimta të tyre konflikti I vitit 2001e ka humbur seriozitetin dhe rëndesinë që është dashur ta ketë te shqiptarët. Ata të BDI-së duhet ta kuptojnë një gjë e ajo është se gjithnjë këta i kanë pasur, i kanë dhe do ti kenë përher borxh kombit shqiptar e jo anasjelltas. O njerëz ju e keni obligim që kombit tia riktheni lirinë që ja keni rrëmbyer vet pas konfliktit të fillimviteve 2000 në vendin tonë. Artan kuptone se e keni gabim bindjen se ju ka borxh kombi juve të BDI-së E ky komb juve ju dha pushtet dhe ju bëri shumë të pasur.

Po ky komb shumë i lodhur dhe i rraskapitur një
her nga pala tjetër e tani ja 23 vite nga ju pra i njëjti juve politikanëve ju ngriti në piedestalin më të lartë të mundshëm edhe pse ju nuk e keni merituar një gjë të tillë, prandaj ju atij ja përmendni akoma borxhet. Vetëm mercenarët mendojnë se kombi tërë kohës ju ka borxh atyre,ndërsa luftetarët e lirisë nuk e kanë këtë bindje të mercenarëve ata mendojne se gjithmonë i kanë borxh kombit të tyre. Mercenarët tërë kohës rrinë me kalkulator në dorë para kombit duke ia kërkuar atij borxhet joreale dhe të paqena.

Prandaj Artan dhe BDI kthejani borxhin kombit shqiptar të Maqedonisë së Veriut që ja keni që nga viti 2001 e deri sot, rikthejani pra njerëzve jo vetëm lirine dhe barazinë e mohuar nga ana e juaj por gjithashtu rikthejani atij edhe dinjitetin e nëpërkëmbur prej jush. Për fund Artan ju dhe partia juaj e keni rraskapitur dhe e keni lodhur shumë kombin shqiptar me lloj lloj intrigash, manipulimesh dhe gënjeshtrash. Një fjalë popullore thotë se borxhliu i keq përher e llogaritë si borxhli atë të cilit i ka borxh vet ai edhe pse gjithmonë në pyetje është
e kunderta.