Kombet e Bashkuara: Më shumë se 360 civilë të vrarë në Ukrainë
18:48 – Zelensky: Rusia po përgatitet ta bombardojë Odessan
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po përgatitet të bombardojë Odessa, një qytet port i rëndësishëm strategjik në bregun e Detit të Zi të Ukrainës.
“Rusët vinin gjithmonë në Odessa dhe dinin vetëm ngrohtësinë dhe bujarinë dhe çfarë është tani? Artileri, bomba kundër Odesës. Ky do të jetë një krim lufte. Ky do të jetë krim historik”, tha Zelensky në një adresë transmetimi në Facebook.
Duke kaluar nga të folurit ukrainas në rusisht, Zelensky i bëri thirrje popullit rus që të bëjë një zgjedhje “midis jetës dhe skllavërisë”.
16:44 – Pamje të rënda, civilë ukrainas të vrarë nga rusët
Sipas BBC-së, të vdekur nga ky sulm me mortaja mbetën tre persona, gruaja, një djalë dhe një vajzë, ndërsa familjari i katërt (babai), është i plagosur. Familja po tentonte të largohej nga vendi.
Të dielën është regjistruar dita e 11-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.
Më shumë se 360 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus muajin e kaluar, tha Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në një deklaratë të dielën.
18:27 – Centrali bërthamor Zaporizhzhia nën urdhrin rus
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike postoi të dielën në Twitter se rregullatori bërthamor i Ukrainës ka raportuar probleme komunikimi me stafin që operon në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore.
Autoritetet ukrainase i kanë thënë IAEA-s se stafi i rregullt vazhdon të operojë centralin, “por menaxhimi i uzinës tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që kontrollojnë vendndodhjen”.
17: 38 – Bëhet thirrje për ndihmë humanitare në Ukrainë
Administrata Rajonale Ushtarake e Kievit u ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare për të ndihmuar në zgjidhjen e një krize humanitare në rritje në rajon.
17:26 – Putin thotë se do t’i realizojë qëllimet përmes negociatave ose luftës
17:19 – Zelenskyy diskuton me Johnsonin për sanksione të reja ndaj Rusisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, dënoi “terrorizimin bërthamor” dhe krimet që Rusia po kryen gjatë luftimeve. I pari i Ukrainës, shtoi se në bashkëbisedim me Johnson, u diskutuan sanksionet e reja që mund t’i vendosen Rusisë.
“Ai dënoi terrorizimin bërthamor dhe krimet e luftës të Rusisë. U diskutua për forcimin e mëtejshëm të sanksioneve kundër Rusisë dhe u dakorduam për hapat e ardhshme”, shkroi Zelenskyy në Twitter.
17:11 – Kombet e Bashkuara: Më shumë se 360 civilë të vrarë në Ukrainë
Më shumë se 360 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus muajin e kaluar, tha Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në një deklaratë të dielën.
Deri më tani, 1.123 civilë janë plagosur, duke përfshirë 364 të vrarë dhe 759 të plagosur, tha OHCHR, ndërsa pranoi se shifrat reale ka të ngjarë “dukshëm më të larta”.
Të dhënat u mblodhën midis orës 4 të mëngjesit me orën e Ukrainës, më 24 shkurt, kur filloi sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, deri në mesnatën me orën lokale të 5 marsit, thuhet në deklaratë.
Numri total i të vrarëve përfshin 74 burra, 42 gra, 8 djem dhe 4 vajza, si dhe 13 fëmijë dhe 223 të rritur, gjinia e të cilëve nuk dihet. Të plagosurit gjithsej përfshijnë 67 burra, 48 gra, 11 vajza dhe 2 djem, si dhe 28 fëmijë dhe 603 të rritur, sipas OHCHR.
503 nga viktimat ishin në rajonet Donetsk dhe Luhansk, dhe 374 viktima në territorin e kontrolluar nga qeveria, sipas OHCHR.
Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i “armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi”, thuhet në deklaratë, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, si dhe sulmet me raketa dhe ajrore.
OHCHR shtoi se beson se “shifrat reale janë dukshëm më të larta” veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria ditët e fundit nga ku të dhënat në lidhje me viktimat janë vonuar, transmeton CNN.
17:04 – 3.500 protestues kundër luftës në Ukrainë janë arrestuar në të gjithë Rusinë
5:47 – Putin akuzon “radikalët ukrainas” për incidentin në centralin bërthamor në Zaporizhzhia
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë bisedës telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i ka kritikuar “radikalët ukrainas” për incidentin në centralin bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës.
15:42 – Blinkeni: SHBA-ja po punon me aleatët për ndalimin e importeve të naftës ruse
15:32 – Putini e Macroni bisedojnë sërish
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar sërish një bisedë telefonike sot.
Sipas Presidencës së Francës biseda zgjati një orë e 45 minuta, raporton BBC.
15:27 – Mbi 1000 të arrestuar në protestat kundër luftës në Rusi
15:23 – Dështon evakuimi nga Mariupoli
Evakuimi i civilëve nga qyteti jugor ukrainas Mariupol është ndaluar për ditën e dytë rresht, ka njoftuar Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, raporton BBC.
Forcat ukrainase dhe ato ruse e kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin e respektimit të armëpushimit për të lejuar qytetarët të largohen.
14:22 – Zelensky: Forcat ruse po planifikojnë ta bombardojnë Odessan
14:19 – Shkatërrohet aeroporti në perëndim të Kievit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se është shkatërruar aeroporti civil në qytetin Vinnytsia, që gjendet 250 kilometra në veriperëndim të kryeqendrës Kievit.
Ai ka thënë se aeroporti është shkatërruar nga raketat ruse, transmeton BBC.
“Më kanë informuar për sulmet me raketa në Vynnytsia. 8 raketa. Kundër Vynnytsias sonë paqësore dhe zemërmirë që kurrë nuk kërcënoi Rusinë në asnjë mënyrë. Aeroporti u shkatërrua tërësisht. Po vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën tonë, jetën tonë, të cilën ne e kemi ndërtuar, prindërit tanë, gjyshërit dhe shumë gjenerata të ukrainasve”, ka thënë Zelensky.
Edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka dënuar sulmet në Vinnytsia.