Kosovë

Komando nga Shqipëria nisen drejt Kosovës

Shqipëria do të shtojë edhe më tutje kontributin në misionin e NATO-s në Kosovë dhe, KFOR.

Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi i cili ka theksuar se një togë nga batalioni Komando është nisur sot për t’u dislokuar në Komandën Rajonale Perëndimore në Pejë, ku do të shërbejë nën drejtimin e Forcave të Armatosura kroate dhe italiane.

”KFOR ka një rëndësi të madhe për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor dhe Forcat e Armatosura shqiptare janë të gatshme të kontribuojnë për sigurinë në këto kohë kur paqja globale është e sfiduar”, ka shkruar tutje Peleshi.