Maqedoni

Komandant “Tigri” i UÇK-së ka nevoj për ne

Mirënjohja ndaj luftëtarëve të lirisë është themeli i një shoqërie që e don lirinë dhe e meriton atë. Lufta e UÇK është një ndër luftërat më të drejta dhe heroike që ka zhvilluar populli e kombi shqiptar. Irfan Xhaferi, ish komandant “Tigri” është invalid lufte dhe ka qenë pjesëtar në pesë luftra, vjen nga komuna e Gostivarit të Maqedonisë Veriore dhe është 48 vjeç i martuar me 4 fëmijë të vegjël.

Ai gjendet në vështirësi ekonomike ekstreme si pasojë e pamundësisë fizike dhe plagëve të shkuara. Ai ka nevojë për përkrahjen tonë. Komandant Tigri në vitin 1991 mori pjesë në luftën në Kroacia si vullnetar në Bosanski Brod. Më 1992 i bashkangjitet Ushtrisë së luftës të ftoftë të Bosnjës dhe Hercegovinnës në qytetin Zenic me datë 06.04.1992 si vullnetar në njësinë speciale Delta. Aty plagoset dy herë dhe merr plagë të rënda në trup.

Për trimëri, besnikëri dhe shërbim të dalluar është vlerësuar me medalje e certifikata mirënjohjeje por shumë pak për nevojat që komandanti i lirisë ka nevojë. Ai ishte udhëheqës i një njësie speciale ku qëndroi deri më 1995 pas marrëveshjes së Dejtonit. Në vitin 1998 gjatë luftës të Kosovës me disa shokë mori vendim që ti përgjigjet më pjesëmarrje active kushtrimit për luftë e që nga Spliti në Kroaci u nis për në Kosovë.

Në luftën e Kosovës Komandant Tigri ka qenë pjesë në Brigadën 138 Agim Ramadani në luftën e Koshares dhe në ofensivën e vitit 1999 plagoset dhe niset për Shqipëri për mjekimin që i shpëtoi jetën. Në vitin 2000 bashkangjitet në Preshevë te Brigada 115 në fshatin Miratovc dhe Dobrosin.

Në vitin 2001 bashkangjitët në Brigadën 112 me drejtues Muntin Aliu. Me datë 26.07. 2001 si pasojë e luftimeve të fuqishme ai humbi krahun. Deri tani ka kryer katër operacione dhe proteza e krahut kërkon edhe 21 euro për t’u realizuar me sukses si ndërhyrje. Komandant Tigri ka prindërit në moshë të thyer dhe katër fëmijë të vegjël. Edhe pse në pamundësi fizike atij i duhet të kujdeset për familjen e tij. Thirrja për ndihmë i shkon çdo patrioti në diasporë dhe viset shqiptare që të ndihmojë këtë luftëtar të lirisë së kombit tone.

Kontributin secili mund ta dorëzojë në këtë adresë: https://www.gofundme.com/f/housing-food-and-medical-bills?member=13850623&sharetype=teams&utm_campaign=p_na+share-sheet&utm_medium=copy_link&utm_source=customer