Komandant Sokoli humbi shokun e luftës: Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Është ndarë nga jeta në moshë të re ish ushtari i UÇK-së, Cenë Aliqkaj-CIMA.
Ndarja e tij nga jeta ka prekur shumë bashkëluftëtarë, e në mesin e tyre edhe Sami Ukshinin-Komandant Sokolin, i cili ka bë një postim emocional nga burgu i Idrizovës.
Ja postimi prekës i Sami Ukshinit-Komandant Sokolit:
Shpirti ytë u prehtë në paqe!
Na shkove shumë shpejt CIM, duke na lënë te pikëlluar neve shokëve të luftës,ne do të kujtojmë gjithmonë me krenari që patëm fatin të te njohim, dhe të veprojmë bashkërisht për çlirimin e tokave tona.!
Te qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën aq shumë luftove, me raste duke ja ofruar edhe jetën.!
Lavdi jetës dhe veprës tënde,qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Cenë Aliqkaj “CIMA”.!
Ngushëllime familjes, shokëve dhe të afërmeve!