Komandant Hoxha i përgjigjet Blerim Bexhetit: Vetëm Izet Mexhiti më respektoi me zemër!
Xhezair Shaqiri, i njohur komandant Hoxha i ka reaguar deputetit Blerim Bexheti, i cili deklaroi se vetëm Ahmeti i ka respektuar ushtarët e UÇK-së.
“Shka me fol breeeee.
Nuk jam anëtarë i asnjë partie dhe nuk do te merrem kurr me politikë,por ama kur po dalin në emër te UÇK e na flliqën krejt UÇK-në,s’po munden ti duroj shkrumat.
Dikush edhe mund të më thotë po ti komandant ,po e përkrah Izetin.
Mund të flas vetëm për ata disa shok shka me kanë treguar se mbi 30 ish UÇK ju ka dhanë banesa.
Edhe pse isha jo ndër të parët 99, por i pari që u futa brenda territorit të mk për parapregaditje të UÇK, dhash sa munda kontribut prej para fillimit 2001 në Tanush e deri në betejën e fundit në Haraçinë,dhe ky Alija jot e tradhëtok Kom Telin e më bëri atentat mua, ku atentatorët edhe sot Alija i mban me roga të majme a mua qe 20 vjet nuk u nal me strukturat e tij në mënyrë tinëxare të më sulmon e mos të i përmendi në këtë shkrim sa ushtarë e Komandanta u vranë nga këto horra e sa tjerë janë burgjeve e këta hala me Alin e UÇK,phuuuuuu fliqësira.
Izeti ka qenë i vetmi politikanë, i cili 2017 kur u ktheva tek familja më ka vizituar dhe më ka thënë,komandant nuk do kërkoj kurr ndihmën tënde në vota apo diçka tjetër prej respektit lodhjes nëpër beteja të shumta e ke derën çel te unë sa do të muj do të ndihmoj.
Kemi pas raste qe edhe për imtësira kemi pas nevoj por rall herë ju kam lajmëru kur e kam patur vajzen në spital Izeti menjëherë më ështe përgjigjur,flm Izet.
Blerim sa ish ushtar ti e Alija ju keni ndihmuar trego që ta dijmë se nashta gabojmë e ju hyjmë në hak.
Sinqerisht as që pres përgjigje nga ju se nuk keni vepra të mira o horra.
P S,,mos ma qelni gojën se jam arkivë e gjallë për UÇK-në, e nuk ju jet me dal as te dera e shpisë ju Alijovit.”, ka shkruar Hoxha. (INA)