Koleksionuesi nga Kolumbia posedon 8.000 fanella futbolli, veshur mban fanellën e FC Shkupit (Video)
Fansi kolumbian i futbollit, Arbelaez Tobon, së shpejti do të bëhet pronar i tetë mijë fanellave të futbollit, kështu që koleksioni i tij jozyrtarisht do të bëhet më i madhi në botë.
Në mesin e fanellave janë edhe 600 nga Spanja, transmeton portali Lideri.mk, ndërsa është interesant fakti se ai e ka filmuar rrëfimin e tij të publikuar në “Al Jazeera Balkans”, i veshur me një fanellë të klubit të ligës së parë në Maqedoninë e Veriut, FC Shkupi.
“E dua këtë, është kënaqësi për mua dhe më plotëson. 40 vjet më parë, blerja e një fanelle futbolli ishte një mision i pamundur, sepse vetëm lojtarët i përdornin ato. Shumë lojtarë duhej të kthenin fanellat e tyre kur u larguan nga klubi”, thotë Tobon./Lideri