Koha të kemi kombëtaren e politikëbërsëve shqiptarë!
Shkruan: Etem Xheladini
Sa gëzime e emocione që na solli kombëtarja e futbollit të shtetit amë Shqipërisë, me që ekipi i lojtarëve që luajtën futëball ishte nga gjitha trojet natyrale shqiptare Shqipëria, Kosova, Ilirida-Maqedonia e V, Kosova Lindore etj.
Të gjithë lojtarët luajtën si një dhe suksesi nuk mungoi, jo që kishim fitore, por edhe ate bindëse.
Ne kemi lojtar individ shumë të mirë, që luajnë për kombëtaret e shteteve tjera, por kurrë nuk mundën të na sjellin kënaqësinë që na solli kombëtarja shqiptare.
Tani është koha që edhe politikëbërsit të bëjnë kombëtaren shqiptare, ku do që veprojnë si një, për një qëllim për bashkim, nga se kështu të ndarë do të jenë në shërbim të interesave të shteteve të huaja, e për fatë të keqë në shërbim edhe armiqëve shekullorë, që gjithëmonë për qëllim kanë pas kolonizimin e tokave tona stërgjyshore, duke na mohuar çdo të drejtë për të qenë të barabart.
Për fatë të keqë për tri dekada e më tepër tani në një sistem pluralist, të dalë nga rënja e sistemit monist, politikëbërsit shqiptar jo që nuk punuanë në interes të çështje e kauzës kombëtare, po ata i frenuan edhe lëvizjet popullore-qytetare, që kishin synim bashkimin kombëtarë.
Politikëbërsit shqiptar ku do në trojet shqiptare, thuaj se gjitha këtyre viteve trumbetonin se po angazhohen për tu inkuadruar në BE e NATO. Insistimi i tyre çdo herë se ata po angazhohen për Integrim të shoqërisë shqiptare në Europë, është lloji i vet i mashtrimit këto tri dekadat e fundit, e ku mund të konstatojmë edhe proekti më antikombetarë, antidemokratik, anticivilizues, i elites son të padijshme, të papërgjegjëshme dhe më të korruptuar që njehë historia shqiptare.
Kombi ynë tani duhet të bëjë një kombëtare të elitës politike nga gjitha trojet natyrale shqiptare, ku të kenë një projekt të përbashkët bashkimin e tokave shqiptare, që na i lanë Rilindasit tonë që nga koha e Lidhjes së Prizrenit, me ndihmën e gjithanëshme të politikanëve të ndërgjegjëshëm, të ditur, e të pa korruptuar, për mos të qenë gjithënjë kanceri i Europës me problemet e pa zgjidhura të shqiptarëve, qe edhe ata vet janë pjesë e këtyre padrejtësive që ju bënë popullit shqiptar me decenje e shekuj.