KOHA PËR TË LËVIZUR VENDI PËRPARA! Ekspertët nga SHBA dhe BE pas zgjedhjeve
Ai konsideron se zgjerimi i BE-së nuk ka alternativë dhe kjo është e ardhmja e Maqedonisë. “Kam parë një momentum real për zgjerimin, një ton i tillë vjen nga Brukseli dhe nga kryeqytetet e tjera që janë të rëndësishme për zgjerimin, tani është koha për ta çuar vendin para”, ka thënë Rikeri.
Eduard P. Xhozef, analist për Ballkanin në Fakultetin për studime ndërkombëtare pranë Universitetit Xhon Hopkins konsideron se qeveria e re në Shkup duhet të tregojë lidership, duke pasur parasysh mbështetjen e madhe që mori në zgjedhje. “Duhet të shpresojmë që Mickoski të kuptojë se ka përgjegjësi kur do ta udhëheq qeverinë dhe jo të jetë opozitar apo të jetë në fushatë politike. Marrëdhëniet me Greqinë janë thelbësore, Marrëveshja e Prespës është e vlefshme, e detyrueshme për të dyja palët. Ai e ndihmoi vendin, ruajti identitetin e saj dhe shpresoj që Mickoski e kupton këtë”, thotë Xhozef. Sfidat që e presin në marrëdhëniet me Bullgarinë në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ai pret që të jenë vendimtare për qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e qeverisë së re. “Në koalicion do të ketë partner shqiptar në qeveri. Me gjasë kjo do të jetë opozita e deritashme VLEN. Ata do të jenë para një sfide, sepse VLEN është obliguar të votojë ndryshimet kushtetuese. Çfarë do të ndodhë nëse pas gjashtë muajve të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së nuk votohet për ato ndryshime?! Çfarë do të ndodhë në Maqedoninë e Veriut? Kjo është një çështje e hapur”, ka thënë Xhozef.
Pol Mekarti, drejtor për Evropën pranë Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka komentuar marrëdhëniet e ardhshme midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me intencën se një strukturë e re politike po vjen në Shkup. “Do të nevojiten koka të ftohta për të ecur përpara dyja vendet, por edhe shumë diplomaci nga Brukseli dhe Uashingtoni, për të lehtësuar procesin se qëllimi përfundimtar duhet të jetë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së”, ka thënë Mekarti.