September 8, 2024
MaqedoniOpinion

Koha për reforma të mirëfillta në procesin edukativo-arsimore

Etem Xheladini

Arsimi është sektori më i ndieshëm në shoqëri, ku me kujdes të madhë duhet bërë ndryshimet.
Bazuar në ndryshimet e deri tanishme rezultatet na tregojnë se arsimi është në kollaps.
Tani është momenti i fundit që në afat sa më të shpejtë të përgaditen projektet, si dhe plan-programet për ndryshime në procesin edukativo-arsimore, për kohën, që do të fillojnë të realizohen nga shtatori, për arsimin fillor e të mesëm, si dhe tetori për arsimin sipror.
Me këte dua të them, se duhet një transformim rrënjësor, me një vizion e misionin të qartë për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.
Kursesi më nuk duhet lejuar të bërjes eksperimente me arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, duhet vepruar konkretisht me studime të mirëfillta, e jo ndryshime të pjesësshme “ad hoc”, sikur u provua, e ndodhi këto vite, që u degradua arsimi skajshmërishtë.
Sidomos kujdes duhet kushtuar teksteve shkollore, që kohën e fundit dalin me lëshime të mëdha si shkencore edhe tekstuale, e më e keqja edha ata nga të ashtëquajturit akademik siç ishte rasti i enciklopedisë.
Poashtu kur kemi parasyshë edhe kopjimet e teksteve, si dhe të testeve të arritshmërisë siq po na dalin çdo vit, pa kurfar kriteri, ky është edhe mjerimi më i madhë.
Në këtë mënyrë siq po punohet, kemi dalë qesharak edhe ndaj atyre që përkushtohen për t’ na ndihmuar, në reformimin e procesit edukativo-arsimor që nga rënja e sistemit të njëmendësisë.