Opinion

Koalicionet e reja qeveritare janë përher shpresë për risi dhe ndryshim jo vetëm formal por edhe faktik në një shtet

Ejup Berisha

Prej mbrëmë pjesë zyrtare e Qeverisë është edhe Aleanca për shqiptarët-ASH Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas disa ditëve debati intenziv mbrëmë me 64 vota për e miratuan përbërjen e re qeveritare ku pjesë përbërëse do të jetë edhe subjekti politik shqiptar Aleanca për Shqiptarët-ASH. Urime Aleancës për shqiptarët hyrjen në Qeveri. Funkcionarëve të ri qeveritar ju dëshiroj punë të mbarë, shëndet dhe angazhim të sinçertë në të mirën e përgjithshme që qytetarëve shqiptar dhe qytetarëve të bashkësive tjera etnike që jetojnë këtu në këtë shtet. Koalicionin e ri Qeveritar do ta quaj shpresë për risi dhe ndryshime faktike meqë çdo risi e lind shpresën për një fillim të mbarë, për një qeversije më të mirë, më të siçertë dhe më përparimtare. Z. Arben Taravari si udhëheqës të këtij subjekti politik tanimë qeveritar dua ta porosis që të mban llogari për parimet bazë të demokracisë liberale dhe për vlerat civilizuese shqiptare dhe vlerat pozitive të botës së përparuar. Punoni për antarsimin sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Europjan rrugë që do të trasohet mbi parimet dhe vlerat që i përmenda më lartë në këtë shkrim. Gjithashtu përkujdesuni që me qeverisjen tuaj hapsirë më të madhe ti jepni vendosjes së drejtësisë në jetëm reale, dhe atë fillimisht të drejtësisë së Perendisë, të drejtësisë juridike por dhe drejtësisë sociale. Përkudesuni që njerëzit ta ndjejnë jo vetëmse drejtësinë formale por punoni që këta më shumë ta ndjejnë drejtësinë në faktike në jetën e përdishme. Mos harroni se përveç drejtësisë njerëzit kanë nevojë të jenë edhe të lirë Kjo i ka munguar dhe i mungon shoqërisë shqiptare dhe shoqërisë në përgjithsi këtu në RMV. Tani 100 ditë do të jenë periudhë prove dhe do të doja që pas kalimit të kësaj periudhe kohore të qeverisjes të vërtetohen pritshmëritë tona si qytetar për punët dhe angazhimet e subjektit të ri qeceritar si dhe nga këto të kemi realizim të gjërave pozitive që duam që të ndodhin. Duhet ta keni parasyshë se qytetarët shqiptar kanë shpresa dhe pritshmëri të mëdha nga veprimet,akcionet dhe punët e përfaqsuesve të ASH-së në kuadër të Koalicionit të ri Qeveritar