Kjo është vajza që mbeti e lënduar nga kulmi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës
Erërat e forta sot demoluar kulmin e Komunës së re të Prishtinës, duke e hedhur tërësisht në tokë. Dhe, si pasojë një grua ka marrë lëndime trupore.
Siç bëhet e ditur, vajza e lënduar është Elza Ujkani.
Sipas mjekëve, ajo është 23 vjeçare dhe aktualisht në gjendje stabile. Pas ekzaminimeve shtesë diagnostike 23 vjeçarja do të transferohet për trajtim të mëtejmë në Intensivë.
Ndryshe, sot i pari i Prishtinës ka kërkuar nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi.