Kirurgu nga Tetova, d-r Jetmir Ziberi, është drejtori i ri i Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët-Kozle
Drejtor i Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët-Kozle në Shkup për herë të parë në histori udhëhiqet nga një kirurg i dëshmuar shqiptar i specializuar për kirurgji të fëmijëve.
Kirurgu i njohur dr.Jetmir Ziberi nga Tetova që përmes operacioneve kirurgjike ka shpëtuar me mijëra fëmij nga dita e sotme është në krye të këtij institucioni të rëndësishëm që trajton me mijëra fëmij gjatë vitit, sidomos me sëmundje të mushkërive.
Dr.Ziberin e presin prioritete të larta për të rritur kualitetin e shëbimeve shëndetësore, organizimin më të mirë të stafit mjekësor dhe para se gjithash pacientët të marin shërbimin e shpejt me terapit më efikase për tu shëruar në kushte spitalore.
Ndryshe, dr.Jetmir Ziberi ka një përvoj mbi 10 vite si kirurg i specializuar për sëmundjet kirurgjikale të fëmijëve deri në moshën 14 vjeçare.
Duart e arta të kirurgut Dr.Ziberi deri tani kan arritur të bëjn mbi 6000 operacione të suksesshme dhe intervenime tjera kirurgjike tek fëmijët e vegjël.
Përvoja e tij profesionale në disa shtete të Evropës e rradhit ndër kirurgët lider në Maqedonin e Veriut për sëmundjet më të komplikuara kirugjike të fëmijëve, ndërsa shumica e familjeve shqiptare nga Maqedonia dhe Kosova flasin me respekt dhe fjal mirënjohjeje të madhe për shërimin dhe trajtimin e fëmijëve të tyre nga ana e kirurgut, Jetmir Ziberit njofton portali ALBANIAN.MK