Maqedoni

“Kipper market” nuk do ta shtrenjtojë çmimin e bukës, mbetet 25 denarë

“Kipper market” ka njoftuar qytetarët se nuk do ta rrisë çmimin e bukës, i cili aktualisht është 25 denarë për bukë 550 gramë dhe 27 denarë për bukë të prerë 550 gramë.

Drejtuesit e supermarketit të njohur për çmimet e lira dhe të përshtatshme për qytetarët njoftuan se ndjejnë përgjegjësi shoqërore për konsumtatorët.

“Në kushtet e krizës globale me të cilën po ballafaqohemi është e nevojshme që të gjithë të tregojmë solidaritet dhe përgjegjësi”, theksohet në njoftimin e Kipper Market-it.

Kompania i siguron qytetarët se këto çmime do të mbesin të pandryshuara për një kohë të gjatë. /SHENJA/