Kim Mehmeti: Kosovë ti je krenaria e shqiptarisë!
Nga ëndrra shekullore e shqiptarisë, në vitin 1912, lindi Shqipëria!
Por shqiptarët vazhduan të ëndërrojnë pjesët e munguara të ëndrrës së vet, kështu që në vitin 2008 lindi Kosova.
Shqiptarët e kudondodhur kurrë nuk i tradhtuan ëndrrat e tyre kolektive. Tani na mbetet të dëshmojmë se dimë t’i mirëmbajmë ato që i jetësuam dhe të mos harrojmë se edhe Kosova edhe Shqipëria janë pjellë e ëndrrës mbarëkombëtare, se ato janë mburrje dhe shpresë e mbarë shqiptarisë.
Dhe sot, kur u bëmë me shumë ‘Shqipëri’ e me dy flamujë shtetëror, duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë nën flamurin e vetëm Kuq e Zi, në të njëjtën gjuhë që kemi dhe për të përbashkëtin Atdhe!
Të ardhme kanë vetëm ata popuj që nuk i tradhtojnë ëndrrat e veta kolektive as atëherë kur shumëçka duket e pamundur.
Sikur paraardhësit tanë të ishin mbështetur vetëm në të mundshmen e kohës së tyre, atyre do u vyshkej ëndrra për Shqipërinë për gjithë shqiptarët dhe, kurrë nuk do arrinte koha jonë kur mund të themi: Kosovë ti je krenaria e shqiptarisë! (Kim Mehmeti)