Maqedoni

Kim Mehmeti godet LSDM-në: Mendësia e tyre është se vetëm shqiptari i korruptuar është shqiptar shtetformues

Analisti dhe publicisti i njohur, Kim Mehmeti ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk ndërtohet shtet me mendje politike se shqiptar shtetformues është vetëm shqiptari i korruptuar. Dhe kjo është mendja politike e kësaj qeverie socialdemokrate”, kështu tha sonte në Kanal5 analisti politik Kim Mehmeti i ftuar në emisionin “Vetëm Intervistë”.

Mehmeti theksoi se LSDM ka mendësinë e saj në vete që i nënvlerëson shqiptarët.

“Komunistët, social demokratët i nënvlerësojnë shqiptarët, madje e nënvlerësojnë vetëdijen e tyre se nuk janë të mirë për asgjë, mund t’i shëtitësh”, u shpreh Mehmeti.

“Programi i LSDM-së – “Një shoqëri për të gjithë”, është vetëm për hajnat e LSDM-së dhe BDI-së. Më thoni ju kush është Zaev i vërtetë? Ai që pretendonte se BDI është pjesë e regjimit VMRO-DPMNE, apo ai aktuali që pretendon se të gjithë ata nga BDI janë të mirë? Apo ai që doli kryeministër gjatë kohës së zgjedhjeve të kaluara për shpëtuar BDI-në? BDI-ja nuk do të merrte asnjë komunë nëse Zaev nuk do të dilte ta mbështeste me Lube Boshkovskin dhe të gjithë”, shtoi Mehmeti.

Mehmeti mes tjerash e quajti Zoran Zaevin si gënjeshtar. Gënjen edhe shqiptarët edhe maqedonasit, përfundoi Mehemeti./ZYRTARE.net