Kim Jong Un: Koreja e Veriut nuk do të kërkojë më ribashkim me Korenë e Jugut
Koreja e Veriut nuk do të kërkojë më pajtim dhe ribashkim me Korenë e Jugut. Kështu ka deklaruar Kim Jong Un, pasi kombi i tij u zotua të vendosë tre satelitë të rinj spiun ushtarak në orbitë në vitin 2024.
Kim tha se marrëdhëniet ndër-koreane ishin shndërruar në një “marrëdhënie midis dy vendeve armiqësore dhe dy palëve ndërluftuese në luftë”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, shkruan CNN.
“Është koha që ne të pranojmë realitetin dhe të sqarojmë marrëdhëniet tona me Jugun,” theksoi Kim, duke shtuar se nëse Uashingtoni dhe Seuli do të tentonin një konfrontim ushtarak me Phenianin, “parandalimi i luftës bërthamore nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime serioze”.
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut janë shkëputur nga njëra-tjetra që nga fundi i Luftës Koreane në 1953, e cila përfundoi me një armëpushim. Të dy palët janë ende teknikisht në luftë, por të dyja qeveritë kanë kërkuar prej kohësh ribashkimin.