June 28, 2024
Maqedoni

Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it

Negocitata mes VMRO DPMNE-së dhe koalicionit VLEN për formimin e Qeverisë së re janë drejt finalizimit.

Burime të portali ZYRTARE.net brenda palëve negociuese mëson se koalicionit VLEN i është dhënë edhe zyrarisht pozicioni i kryetarit të Kuvendit, ndërsa sa i përket posteve ministrore i janë dhënë dikasteri i Ekonomisë, Ekologjisë, ai i Shëndetësisë, ministria e Sistemit politik, ministria e Punës dhe politikë sociale si dhe një ministri pa resor.

Sa i përket zëvëndës ministrave, koalicioni VLEN do të ketë zv ministra në Bujqësi, Kulturë, Arsim, Mbrojtje, Transport si dhe zëvëndës në MPB.

Zyrtare.net mëson se poashtu koalicioni VLEN do të ketë edhe 5 sekretar shtetëror, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të konfirmohen edhe zyrarisht emrat që do të marrin përgjegjësit nga koalcioni VLEN në qeverinë e re. /ZYRTARE.NET/