Këta janë dy të rinjtë që u vranë sot në qendër të Klinës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Klinë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq rrethanat e këtij rasti janë ende të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti – Joni rreth 19 vjeçar nga fshati Jashanicë.
Gjithashtu, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se viktimat e këtij rasti tragjik janë Rexhep dhe Albison Shlivova (familjarë).
Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se tashmë është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me këtë rast.
Sinjali tutje ka mësuar se viktimat dhe dorasi dyshohet se kishin një konflikt të mëparshëm dhe kjo dyshohet të jetë edhe shkaktari që çoi në këtë tragjedi.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/