Këshilli i Prokurorëve Publik, Ixhet Memeti nuk paraqitet në seancë
Këshilli i Prokurorëve Publikë ka diskutuar procedurën penale ndaj anëtarit, Ixhet Memeti, i cili dyshohet se ka marrë shpërblim për ndikim të kundërligjshëm. Sipas anëtarëve, Memeti nuk duhet të marrë pjesë në punët dhe vendimet e Këshillit për sa kohë zgjat procedura. Kryetarja e Këshillit, Dushica Dimitrieska, sqaroi se procedura e shkarkimit është e paraparë, por në këtë rast është e pamundur.
Pjesëmarrja në seanca mund t’i ndalohet vetëm më një vendim nga gjykata, ndërsa një vendim i tillë nuk ekziston. Për mungesën e tij të sotme në seancë, ai ka njoftuar kryetaren e Këshillit, ku ka shprehur edhe mundësinë që të tërhiqet nga pozita e nënkryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë.
“Ndalesa për pjesëmarrjen e tij të mëtutjeshme në Këshill nuk është miratuar, ndërsa nuk është propozuar as masë e tillë kujdesi ndaj tij. Ne si Këshill nuk kemi mundësi të bëjmë një ndalesë të tillë, kjo mbetet në aspektin e tij moral, mund ta pyesni atë. Sa i përket procedurës së mëtutjeshme të ngjarjeve, duke pasur parasysh se procedura hetimore është e fshehur, ne si Këshill do ta ndjekim rrjedhën e procedurës penale dhe rezultatin dhe do të veprojmë në bazë të ligjit. Këshilli nuk mund t’i ndalojë.”, – deklaroi kryetarja e Këshillit të Prokurorëve, Dushica Dimitrievska.
Memeti është i dyshuari i dytë në hetimin për marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm në të cilin është i përfshirë edhe gjyqtari suprem, Nake Georgiev./TVM2