Kosovë

Këshilli i BE-së: Kosova të bëjë më shumë përpjekje për heqjen e masave

Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i bëjë thirrje Kosovës që të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa do të mirëpresë hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit që po vjen. Kjo porosi është në draftin e konkluzioneve që pritet të miratohen nga vendet anëtare të BE-së në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, më 12 dhjetor, në nivel të ministrave, e të cilat pastaj pritet të konfirmohen edhe nga udhëheqësit e BE-së, në një samit të paraparë për t’u mbajtur më 14 dhe 15 dhjetor. Pjesa më e madhe e konkluzioneve, që i kushtohet Kosovës, ka të bëjë me situatën e sigurisë në veri të vendit, dhe me dialogun me Serbinë.