Këshilli Gjyqësor me reagim për Mickoskin: Çdo ndërhyrje në pushtetin e gjyqësorit paraqet rrezik
Gjyqësori është i pavarur. Çdo ndërhyrje në gjyqësor dhe në pushtetin gjyqësor sjell me vete rrezik serioz për demokracinë, sigurinë juridike dhe sundimin e së drejtës, thonë nga Këshilli Gjyqësor lidhur me deklaratat e kreut të VMRO-DPMNE-së dhe mandatarit të ardhshëm Hristijan Mickoski, i cili tha se qëllimi i tyre është shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe vetë gjyqtarët dhe prokurorët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Këshill me votim të fshehtë, përcjell TV21.
-Duhet të jetë e qartë dhe të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se çdo ndërhyrje në gjyqësor dhe në përgjithësi në pushtetin gjyqësor të cilitdo prej bartësve të dy pushteteve të tjera, paraqet rrezik serioz për një shoqëri demokratike, sigurinë juridike dhe sundimin e së drejtës, si vlera, standarde dhe prioritete kryesore për të cilat ne si vend synojmë të hapërojmë në rrugën drejt BE-së, thonë nga Këshilli Gjyqësor. Theksojnë se janë të vetëdijshëm për gjendjen në gjyqësor, nivelin e besimit dhe gjithçka që si mangësi i ngarkohet gjyqësorit./tv21.tv