Maqedoni

Kërkohet largimi i EVN-së nga Maqedonia dhe kthimi i kompanisë në pronë shtetërore

Zgjidhja e krizës energjetike, kthimi i rrjetit shpërndarës EVN në pronësi të shtetit, kthimi i BEG-ut nën kompetenca të qytetit të Shkupit, shkarkimi i personave të papërgjegjshëm janë arsyet e protestës përpara Qeverisë e që u organizuar nga Oda Ekonomike e Energjetikës.

Përveç kompanive anëtare të Odës, në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të odave dhe disa kompani tjera.

“Arsyeja kryesore se përse qytetarët paguajnë fatura të larta është distributor EVN, mbi të cilën nuk ka kurrfarë kontrolli, as në orët matëse, askush nuk i kontrollon. Disa herë kemi kërkuar takime por askush nuk ka gjetur kohë, ky është problemi më i madh sepse ata mendojnë se ende nuk ka krizë dhe se kjo nuk paraqet problem”, tha Gjorgji Manaskov nga Oda Ekonomike e Energjetikës.