Kolumna

Kerkesa e mësimdhënësve për rritjen e rrogës meriton një “Pooo” të madhe!

Ejup Berisha

Një Poooo e madhe për kërkesën kryesore të edukatorëve dhe mësimdhënësve gravist për rritjen e pagave të tyre.

Në fillim të kësaj jave këtu në RMV mësimdhenësit e shkollave fillore dhe edukatoret e Kopshteve për fëmijë janë hedhur në greve duke e ndërprerë punën. Kërkesë e vetme dhe kryesore e është rritja e pagave të tyre mujore. Dhe këtë duhet kuptuar si një kërksë jo vetëmse logjike por edhe të ligjshme. Pra të gjithë të punesuarit në sektorin publik dhe në atë privat kanë të drejtë që të kërkojnë rritje pagash apo kushte më të mira për punë dhe për jetë. Sepse kur ka rritje pagash të punësuarit në këto sektore do të kenë mundësi pastaj që të jetojnë më normal, më mirë , në menyre më cilësore dhe më të dinjitetshme . Dhe nëse arrihen këto gjëra atëherë edhe procesi i punës është me i mirë, më efikas, më efektiv dhe më i frytshëm por edhe të punësuarit nga ana tjetër do të jenë të tillë. Këto duhet të jëne qellimet, objektivat dhe pritshmërite e cdo shoqerie njerëzore.
Prandaj në emer të këtyre tre gjërave ne si qytetar të këtij shteti i cili pretendon të jetë normal dhe bashkëkohor të gjithë ne duhet ti përkrahim mësimdhënësit dhe edukatorët e kopshteve të fëmijëve në përpjekjet e tyre për të marrë paga më të larta. Kjo duhet të jetë një kauzë e përbashkët në relacionin: Mesimdhënës, prind dhe nxënes. Un si prind dua që mesimdhënësit e fëmijëve të mi të jenë të qetë, të relaksuar, në humor të mirë, të motivuar dhe të përgatitur për obligimet që i kanë ata në procesin e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve dhe nxënësve këtu te ne. Edhe pse edukimi ka kohë që mungon dhe nuk praktikohet nga shumica e mësimdhënësve nëpër shkollat e vendit tonë por prap se prap rritje të pagave të tyre është mirë që të ketë. Por parashtrohet pyetja se kush apo cila kategori e punëtorëve edukativ dhe arsimor meriton rritje të pagave. Do të themë se rritjen e pagave nuk e meritojnë ata mësimdhënës të shkollave dhe edukatorët e kopshteve për fëmijë që janë përtac dhe nuk punojnë për edukimin dhe arsimimin e nxënësve por këtë rritje e meritojnë mësimdhënësit të cilët punojnë me kompetencë dhe pa pertim për arsimimin dhe edukimin e drejtë dhe të mirë të femijëve dhe nxënësve. Apo me saktë vetëmse ata punetorë arsimore të cilet i mesojne dhe i aftësojnë nxenësit për jetë, pra vetëm këta meritojnë paga më të larta në fund te muajit. Por jo edhe ata mësimdhënës të cilët më shumë mësojnë nga nxënësit sesa që i mësojne vetë këta të fundit nëpër shkolla dhe kopshte. Cka dua të themë me këtë dua pra të themë se rritje pagash meritojnë ata mësimdhënës dhe edukator të cilët para se të shkojnë në punë në shkolla dhe nëpër kopshte tre ore përpara se të nisen për në punë ata përgatiten edhe vetë në aspekt arsimor dhe edukativ. Me saktë rritje pagash meritojne mësimdhënësit e zotë, punëtor, të afte dhe të vyeshëm e jo ata punëtor edukativ dhe arsimor të cilët para se të shkojnë në pune tre orë para shkojnë në cajtore dhe kafene dhe pastaj në vendet e tyre të punë tërë kohës të njëjtëve u vie aromë duhani dhe caj rusi. Pra këta në shkolla shkojnë pa prekur asnjë libër dhe fletore me dorë, si dhe ata mësimdhënës të cilët tërë kohës rrinë me celularë; tablet apo dhe laptop në dorë të kyqur në Facebook,Tik tok, Instagram dhe tuiter e të cilët nuk lexojnë asgjë të mencur dhe shkencore por të cilët tërë kohës lexojnë postime palidhje dhe tepër banale apo dhe duke shikuar foto e video klipe të tilla. Prandaj të mos i perkrahim këta të fundit përtacët por ata të zotët dhe punëtorët e përkushtuar për arsim dhe mundësisht për edukim. Të përkrahen mësimdhënësit e mirfilltë të cilet duke punuar me përkushtim dhe me zell femijët i bëjnë më të ditur e më të aftë për jetë. Këta dhe vetëm këta arsimtarë dhe edukatorë meritojne një Pooo shumë të madhe dhe të pakontestueshme për rritjen e pagave të tyre. Përfaqsuesit Qeveritar është reale të kërkojnë ndërprerjen e grevës në arsim por nuk është logjike një kërkesë e tillë e tyre pasiqë greva është instrument i ligshëm dhe demokratik i shprehejes së pakënaqësive të punëtorëve për gjendjen e tyre në punë dhe në shoqëri. Kërkesa e Ministrit të arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri drejtuar deri te mësimdhënësit dhe edukatorët grevist më ngjau në atë kërkesën e ish politikanëve Komunist të Kosovës në vitin 1989. Atë kohë minatorët e minierës së mirnjohur Trepca në Mitrovicë kishin filluar një grevë urie në brendi të zgafellave të minierës në fjalë dhe ish politikanët komunist kërkonin që greva të ndërpritej nga ana e minatorëve. Njëri prej politikanëve bile i përbente me nënë minatorët duke u thënë Minatorë pash nënat tuaja dilni nga zgafella. Më pas minatorët lëshuan pe dhe e ndëprenë grevën dhe dolën jashtë nëntokës por menjëher pastaj ish Krahina socialiste autonome e Kosovës u pushtua nga ish Federata Socialiste Federative e Jugosllavisë e cila me vendim administrativ të dhunshëm e eliminoi autonominë e Kosovës.