Kërcënimet me bomba në shkollat e Shkupit – Arrestohet një person
Policia në Shkup, sot më (02.11.2022) kanë ndaluar N.N. nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për lidhje me kërcënimet për vendosjen e bombave në shkollat e Shkupit.
Në koordinim me prokurorinë kompetente po merren masa për zbardhjen e rastit.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se kanë përfunduar kontrollet antiterroriste në lidhje me raportimet e sotme se nëntë shkolla në territorin e Shkupit kanë marrë mesazh me kërcënim për bombë në adresat e tyre elektronike dhe është konstatuar se këto janë false”, thuhet ndër të tjera në njoftim./ Alsat.mk