Keqpërdorimi i arsimtarit apo profesorit ndaj nxënësve
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Në të shumtën e rasteve, disa arsimtare, arsimtarë, profesoresha, profesorë keqpërdorin nxënësit në shkollë. Në të shumtën e rasteve ata apo ato harrojnë për të marr ditarin, shkumësin, hartën apo diçka tjetër dhe, pasi të futen në klasë i dërgojnë nxënësit për t’ ia sjellur ditarin, shkumësin etj. Kjo dukuri nuk është e lejuar, kështuqë drejtoria e shkollës dhe shërbimet pedagogjike këtë dukuri duhet t’a eliminojnë duke ia tërhequr vërejtjen. Në disa raste kemi edhe gjëra shumë më të shëmtuara, kur arsimtari ose profesori e dërgon nxënësin t’i blejë cigare, burek, kifle, gjevrek apo diçka tjetër. Ka raste kur disa arsimtarë /arsimtare, profesoreshai dërgojnë për të ju sjellë edhe kafe nga kafiteria, që gjendet afër shkollës. Po nuk do të thotë se nuk kemi raste të tilla kur arsimtaret, arsimtarët, profesoreshat, profesorët pas pushimit të gjatë kur pinë çaj apo kafe dhe pas të shkojnë në orën mësimore të dërgojnë ndonjë nxënësë, (zakonisht të gjinisë femërore) për t’ i pastruar gotat e çajit ose filxhanët e kafesë. Si mund t’i themi një gjëje të këtillë?!… Kjo është një gjë shumë e keqe kur ca arsimtarë keqpërdorin nxënësit e tyre duke i shëndërruar në shërbyes të tyre. Në këto raste dhe për këto dukuri të këtyre arsimtarëve ose profesorëve qoftë në shkollat fillore apo të mesme nga kush duhen të pengohen?!… Për këto dukuri dhe për dukuri tjera duhet të përcjellë drejtori i shkollës, ndihmësdrejtori, zëvendësi, pedagogja, psikologia. Nëse nuk i evitojnë dhe nuk i eliminojnë këto dukuri të lartpërmendurit, atëherë përgjegjësia bie mbë këta.