September 19, 2024
Opinion

Keni kujdes nga ata/ato që ta fusin thikën pas shpine edhe pse u keni besuar!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Në ditët e sotme janë shtuar individë që bëhen se i ke shokë të mirë, por mu të tillët që ne i konsiderojmë se janë të sinqertë të mshojnë thikë psas shpine.Këta kodoshë të pa besë që të vrasin pas shpine mendojnë se nuk zbulohen.
Me këtë mashtrohen shumë se për një kohë të shkurtër zbulohen dhe ju dalin në shesh skenaret që i bëjnë. Skenaristat e tillë jan aq të paftyrë dhe të pabesë duhet të zbulohen sa më shpejtë sepse janë shumë të rrezikshëm dhe parasyve tradhtojnë njerëzit më të afërm.
Një gjë të tillë e bëjnë duke dëmtuar shokët apo shoqet më të ngushtë duke ju ra thikë pas shpine.Është mirë që sa më shpejtë të i zbulojmë dhe të i nxjerrim para opinionit si tradhëtarë. Të tillët janë të rrezikshëm për kombin të cilit i takojmë, të rrezikshëm para shoqërisë. Të tillët nuk i donë as Zoti dhe për së gjalli dhe pas vdekjes do dënohen, sepse këta nuk kanë vyrtyte njerëzore. Këta ose këto posedojnë vyrtyte të dhelprës.

Nga të tillët duhet të distancohemi publikisht edhe ate duke i publikuar me emra dhe mbiemra se janë shumë të rrezikshëm. Këta janë tillët që e hudhin gurin dhe e fshehin dorën duke menduar se nuk do të zbulohen shumë shpejt. Të tillët duhet duhet të i shpallim individë nongrate.
Këta janë shumë të rrezikshëm, sepse të vrasin pas shpine. Janë individë që ju ke besuar aq shumë, por do vie një çast i interesit të tyre ata/ato do të tradhëtojnë fshehurazi pas shpine.

Pra, mike dhe miqë të nderuar keni kujdesë nga këta persona të cilët parasyve bëhehe se shumë të duan, ndërsa pas shpine të mshojnë thikë dhe të tradhtojnë, sepse nuk kanë aspak besë. Janë individ dyftyrësha.