Katër persona të vdekur, 77 të bllokuar dhe 700 të plagosur pas tërmetit në Tajvan
Një tërmet i madh ka goditur bregun lindor të Tajvanit me magnitudë 7.4, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur ishullin në 25 vjet , sipas Administratës Qendrore të Motit të Tajvanit.
Epiqendra është rreth 18 kilometra në jug të qytetit turistik të Hualien. Ajo u pasua nga pasgoditje të forta, duke përfshirë një me magnitudë 6.5 ballë. Pasgoditje të shumta me magnitudë 7 ballë priten në ditët në vijim, raporton CNN, përcjell portali rtv21.tv
Katër persona kanë humbur jetën dhe të paktën 57 të tjerë janë plagosur. Të paktën 26 ndërtesa janë shembur , duke bllokuar disa njerëz.
Tajvani, Japonia dhe Filipinet kanë anuluar të gjitha paralajmërimet për cunami të lëshuara pas tërmetit./21Media