Kasaphana në Prizren/ Si nisi sherri me armë mes shqiptarëve ku u vra i riu nga Kukësi (FOTO)
Dy nga kuksianët me iniciale V. C. 31 vjec dhe R. Sh. 27 vjeç janë plagosur nga një shqiptar i Kosovës me iniciale D.H. Por në teksa po transportoheshin në lokal, nga një person i tretë me iniciale A.B, 31-vjeçari ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit ku pas një konflikti me disa shqiptarë të Kosovës në një lokal nate, personi me iniciale D. H ka qëlluar me armë drejt mjetit të shqiptarëve.
Kukës/Informacion paraprak. Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.
Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre. Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu brenda lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.
Pas përplasjes fizike, konflikti është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës. Ka qenë Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Cobra’ ai i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre të rinjve nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.
Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren.