September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Kasami vizitë tek arbëreshët e Italisë, Tetova vllazërohet me komunën “Hora e Arbëreshëve”

Rosario Petta, kryetari Bashkisë në “Piana degli Albanesi”, e njohur si Hora e Arbëreshëve, komuna arbëreshe në Itali, mirëpret këtë javë kryetarin e komunës së Tetovës, Prof. Dr. Bilall Kasamin me një delegacion nga komuna e Tetovës.

Kjo vizitë vjen si rezultat i përpjekjeve për afrim me arbëreshët e Italisë, si një komunitet i rëndësishëm në këtë vend mik.

Sipas burimeve të agjensisë INA takimi do të fokusohet në bashkëpunimin kulturor, arsimor, sport, turizëm, shkëmbime ekonomike, të studentëve. Poashtu do të përcaktohen edhe pikat e bashkëpunimit në të ardhmen. Kasami gjatë vizitës do të ndjek Festivalin e Këngës Arbëreshe, ku po merr pjesë e SHKA “Xheladin Zeqiri” nga Tetova. (INA)