Maqedoni

Kasami: Tetovarët s’i frikësohen kërcënimeve të Stojanço Angellovit, e treguan veten në vitin 2001!

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, thotë se vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit, është provokim nga Qeveria, me qëllim nxitjen e raporteve ndëretnike dhe ndërfetare dhe inspekimin e konflikteve. Kasami në një prononcim për gazetën LAJM, tha se kryqi është vendosur pa lejen e komunës, ndërsa provokimet e eksponentëve të Qeverisë nuk i frikësojnë aspak tetovarët.

“As që janë frikësuar dhe as që i frikësohen. Tetovarët do të vazhdojnë të jenë aty ku janë, kanë respekt të plotë për të gjitha komunitetet tjera, por tetovarët nuk do të lejojnë dikush t’i kërcënojë sepse në vitin 2001 e treguan se ata lerë që nuk i pranojnë, por u përgjigjen në mënyrë adekuate çdo kërcënimi”, tha Kasami për gazetën LAJM.