Maqedoni

Kasami: Talat Xhaferi është zgjidhja më e keqe për kryeministër

“Vlerësoj se është zgjidhja më e keqe që ka mundur të ofrojë BDI-ja edhe pse zgjedhjet e tjera ishin të mira… Në pozita të rëndësishme të BDI-së që 20 vite kanë mbetur njerëzit më të korruptuar dhe njerëzit që i kanë bërë më shumë dëm çështjes shqiptare”, tha Kasami.

Kasami tha se Xhaferi derisa ishte kryetar i Kuvendi është udhëhequr nga egoja e tij dhe se nuk ka përfaqësuar interesat e shqiptarëve.

Sa i përket anëtarit të KSHZ-së, Kasami tha se, mosdhënia e anëtarit të KSHZ-së ka qenë inat personal i Talat Xhaferit.