Kasami publikoi projektin, ja si do të duket “Rruga e butiqeve” në Tetovë
Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se “Rruga e butiqeve” do të shëndërrohet në rrugë me identitet artizanal, përcjell TV21. Kasami thotë se rruga do të shtrohet me kalldërma.
“Nga një rrugë me begatona të thyera, ku pluhuri dhe gropat me ujë i kanë ngjarë një rruge të shkatërruar dhe jo rrugës së butiqëve, tani e tutje këtë rrugë do e transformojmë në rrugë me identitet artizanal. Rruga e butiqeve do të rikonstruohet dhe ridejzinohet për nevojat e zejtarëve dhe për të ringjallur këtë rrugë të rëndësishme të qytetit. Kalldërma, ndriçim publik, gjelbërim, ulëse dhe shporta për mbeturina. Gjithashtu, kjo pjesë e rrugës për një periudhë kohore do të jetë shëtitore ku qytetarët do të mund të levizin lirshëm pasi do ndalohet qarkullimi me vetura!”, shkruan mes tjerash Kasami./tv21.tv