Kasami: Përforcojmë lidhjet e Komunës së Tetovës me bashkitë turke
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, sot realizoi takim me Unionin e Bashkive Turke në Botë, ku u diskutuan një sërë çështjesh me interes të ndërsjellë për përmirësimin e shërbimeve dhe projekteve infrastrukturore në të dyja vendet.
Në kuadër të këtij takimi, kryetari Kasami shprehu angazhimin e Komunës së Tetovës për të përforcuar marrëdhëniet ndërmjet institucioneve lokale dhe për të përfituar nga përvojat dhe praktikat e suksesshme të Unionit të Bashkive Turke.
Palët diskutuan gjithashtu mbi organizimet e ardhshme të Unionit në disa vende të ndryshme, përfshirë edhe Tetovën, duke u përqendruar në projekte që synojnë zhvillimin e komuniteteve përmes ndërtimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të shërbimeve publike.
Kjo vizitë nënvizon përkushtimin e Komunës së Tetovës për të rritur kapacitetet e saj dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të saj përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare.
Komuna e Tetovës vazhdon të ndërtojë ura miqësie dhe bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë, për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe projekte të reja për qytetarët tanë.