BallinaMaqedoni

Kasami paralajmëron investitorë të mundshëm nga Katari për rrugën Tetovë-Prizren

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në Daily Click në TV21 tha se për një pjesë të rrugës Tetovë-Prizren është e gatshme financiarisht të kontribuojë komuna e Tetovës, ndërsa për pjesën tjetër thotë se edhe pse ka gatishmëri të ndihmojë edhe qeveria, po kërkojnë financues nga jashtë. Kasami thotë se ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi është në Katar, ku po përpiqet të gjejë financues.

“Financimi është çështje, do të kisha thënë i rëndësishëm dhe për të cilin po punojmë. Në momentin që po flasim, dmth ministri i Punës, Ekonomisë dhe Punës, është në Katar, bashkë me dy deputetë të koalicionit VLEN, ku një ndër çështjet më të rëndësishme, është që të gjejmë financues dhe investitorë për të realizuar këtë projekt”, deklaroi Kasami.