Maqedoni

Kasami kryetar, Arifi punëson administrator

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami gjatë fushatës zgjedhore në Klan TV deklaroi se nuk do të stërngarkohet administrata e komunës me punësime të reja. Por tash Komuna ka publikuar shpallje për punësim për 18 administrator.

18 administrator shtetëror kryesisht referent dhe bashkëpunëtor të ri do të ulen në kolltuqet e Komunës së Tetovës. Nga Komuna e Tetovës thonë se këto punësime nuk i ka planifikuar udhëheqsija e tanishme e komunës por plani për punësim është miratuar nga këshilltarët e përbërjes paraprake.

Komuna e Tetovës

“Këtë plan e kanë miratuar këshilltarët e përbërjes paraprake me 1 shtator të vitit 2020! Nuk janë vende pune qe i kemi planifikuar ne, por udhëheqsija paraprake për funksionimin e insititucioneve të komunës”.

Kasami gjatë gjithë kohës potencon se komuna është e stërngakruar me administratorë jofunksionalë. Paralajmëroi edhe shqyrtimin e kontratave të 350 administatorëve të cilët një pjesë e tyre nuk shkojnë në punë./KlanMacedonia/