September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Kasami: Këshilli i komunës së Tetovës propozon formimin e komisionit për ndryshimin e emrave të rrugëve

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot njoftoi se Këshilli i komunës ka propozuar formimin e një komisioni për ndryshimin e emrave të rrugëve, përcjell TV21. Kasami tha se paraprakisht do të ketë debat publik, dhe se për këtë çështje do të merren parasysh edhe propozimet e shoqatës shqiptare të akademikëve për shkencë dhe kultur si dhe propozimet e qytetarëve.

“Unë besoj që ata të cilat do t’i gjejnë të arsyeshme, komisioni i Këshillit do t’i pranojë dhe do të vazhdojë tutje me procedurën. Besoj që procedura do të jetë deri në fund transparente sepse kjo është interes i qytetit, i çdo qytetari”, u shpreh Kasami./tv21.tv