Maqedoni

Kasami i pranishëm në mbledhjen e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka marrë pjesë në mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë së Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.

“Kjo ngjarje e rëndësishme paraqet një platformë të veçantë për anëtarët e UBSHR-së për të ndarë eksperiencat dhe vizionet e tyre mbi temën e zhvillimit të qyteteve në fushën e inovacionit dhe turizmit kulturor.

Gjatë kësaj mbledhjeje, u përfshiva në diskutimet e pasionuara dhe frymëzuese me anëtarët e tjerë të Unionit. Theks i veçantë në rëndësinë e këtij takimi mbresëlënës ishte edhe përdorimi i inovacionit dhe teknologjisë për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytetet tona. Po ashtu, u diskutua edhe roli i turizmit kulturor në promovimin e trashëgimisë kulturore të qyteteve shqiptare.

Mbledhja ishte një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga eksperiencat e ndryshme të bashkive të tjera dhe për të zhvilluar ide dhe projekte të reja që do të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve tona. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të punojmë së bashku për të krijuar qytete inovative dhe të pasura me trashëgimi kulturore, duke promovuar kështu bukurinë dhe vlerat e kulturës shqiptare në nivel lokal dhe kombëtar”, është shprehur Kasami.