Kasami: Ende nuk kemi vendosur se a do të shkojmë në Tiranë
Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për Klan Maqedoni thotë se ende nuk ka vendosur nëse do të merr pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Shqipërisë, Edi Rama.
Kasami konfirmoi se ftesën e ka marrë mirëpo ende nuk ka vendosur.
Takimi pritet të zhvillohet më 10 Janar (e martë) në Shqipëri, ku ftesa u është dërguar të gjithë liderëve politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/