Kasami e harroi Akademinë Shqiptare, bëhet bashkë me VMRO-në për zgjedhjet e 20 gushtit (Dokument)
Shkruan: Arsim Ismajli
Të gjithë patriotët dhe arsismdashësit shqiptar në Maqedoninë Veriore u gëzuam pa masë kur kryetari i Tetovës Bilall Kasami nënshkroi marrëveshjen për përkrahje të Akademisë Shqiptare, që erdhi si hap i sjelljes së akademikëve maqedonas.
U gëzova edhe unë, sepse që në vitet e 90-ta kam shkruar dhe kam kërkuar që të formohet Akademi Shqiptare si nevojë imediate.
Mirëpo gëzimi i patriotëve dhe arsimdashësve nuk zgjati shumë, sepse sot morëm lajmin se në zgjedhjet e 20 gushtit partia e Kasamit do të bashkëpunuaka me VMRO-DPMNE-në e Mickovskit. Nuk besuam fillimisht deri sa nuk na erdhi dokumenti që tregon se VMRO ia ka dhënë Lëvizjes Besa disa pozita të veta në Komisione Zgjedhore (ju lutem redaksi e nderuar që dokumentin të cilin po ua dërgoj tia bashkangjitni këtij teksti). Menjëherë më shkoi mendja te marrëveshja e para 10 ditëve mes Kasamit dhe Hasan Jasharit. Paska qenë vetëm propagandë zgjedhore, thash me mendjen time, sepse askush nuk mund të më bindë se Akademia Shqiptare mund të bëhet duke bashkëpunuar me VMRO-n.
Sa pak po zgjatka BESA e kryetarit të Lëvizjes Besa. Vetëm 10 ditë si “Krushevska Republika”!
Fillimisht kërkoj nga z Kasami të shkëpusë menjëherë bashkëpunimin me VMRO-n, sepse ky bashkëpunim num u sjell të mira tetovarëve.
Nëse z Kasami nuk mer asi vendimi, kërkoj publikisht nga z Hasan Jashari të distancohet menjëherë nga marrëveshja me Kasamin, nëse ai dhe partia e tij nuk shkëpusin bashkëpunimin me VMRO-n antievropiane dhe antishqiptare.
Askush nuk mund të më bindë se duke bashkëpunuar me VMRO-n do të bëhet Akademi Shqiptare në Maqedoninë Veriore.
Kurse Tetovarët, paraprijësit e gjitha proceseve të mëdha shqiptare te ne dhe më gjerë, duhet të jenë të kujdesshëm dhe nuk duhet që për inatë të BDI-s dhe Teuta Arifit, të përkrahin një parti e cila bashkëpunon për interesa politike me VMRO-n, siç bashkëpunonte dikur BDI-ja.