Kasami: Bujari e solli Llavrovin në Shkup që të flas kundër shqiptarëve dhe Kosovës
Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami sot ka qenë i ftuar në Euronews Albania, ku ka folur për zhvillimet politike në vend me theks të veçantë ardhjen e Lavrov në Shkup.
Kasami tha se Lavrovin e solli Bujar Osmani përkundër të gjitha ndalesave ndërkombëtare.
Kasami gjithashtu potencoi se Lavrov erdhi në Shkup që të flas kundër Kosovës dhe shqiptarëve dhe se Bujar Osmani të mund të mos reagoj.