Maqedoni

Kapet shtetasi i Maqedonisë në kufi xhepin plot para, i meren 6.800 euro

Është parandaluar tentim për tërheqje të paligjshme të devizave në vendkalimin kufitar Tabanoc në vlerë prej 6.850 euro, pasi një shtetas i Maqedonisë nuk i ka paraqitur. Valuta është konfiskuar dhe ndaj personit është ngritur kallëzim për veprën penale të këmbimit.

Personi, siç transmeton portali Lideri.mk, përndryshe bashkëudhëtar në një mjet mallrash dhe shoferi i kamionit, të pyetur nga doganierët nëse kanë ndonjë gjë për të deklaruar, janë përgjigjur se nuk kanë asgjë. Për shkak të dyshimit, mjeti është përzgjedhur për kontroll, ku pasagjerit i janë gjetur 8.850 euro në xhepin e majtë të përparmë, për të cilin personi nuk dispononte dokument për origjinën e parave./Lideri

Në bazë të Ligjit për punë devizore, personit i janë kthyer dy mijë euro, ndërsa pjesa tjetër janë konfiskuar.

Ky është rasti i dytë brenda dy ditësh i sekuestrimit të valutës. Apelojmë qytetarët që të deklarojnë valutë gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi.