Maqedoni

Kapet një prodhues i bitcoinëve në Shkup, i konfiskohen kompjuterët në shtëpi

Policia e Maqedonisë së Veriut dje pasdite në një lagje të Shkupit ka ndaluar një person të dyshuar për prodhimin e kriptomonedhave “bitcoin”.

Sipas raportit policor, dje rreth orës 14.30, njësitet policore pas hetimeve të bëra kanë ndaluar 37 vjeçarin me inicialet V.P nga lagja Gjorçe Petrov e Shkupit.

Ai u ndalua në këtë zonë të Shkupit, ku kishte rregulluar një vend ku po prodhonte kriptovalutat si dhe është konstatuar për vjedhje të energjisë elektrike. Policia më tej ka theksuar se atij i janë konfiskuar edhe 7 kompjuterë për prodhimin e bitcionëve, kriptovalutat më të shtrenjta.

Më poshtë ja si realizohet procesi i kriptovalutave: