July 5, 2024
Maqedoni

Kapet në tentativë për vjedhje, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 32 vjeçarin S.N. nga fshati Novosellë, komuna e Zhelinës i cili është kap në tentativë për vjedhje në një bastore.

“Më 17.01.2024 në ora 01.55 në një bastore sportive në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin S.N.(32) nga fshati Novosellë-Komuna e Zhelinës. Ai është kap në tentativë për të kryer “vjedhje të rëndë” në lokalin e një bastoreje basteve dhe i është gjetur dhe marrë objekti që ka përdorur për të hapur derën. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.