Maqedoni

Kapet avokati që keqpërdori pasurinë e personit të vdekur nga Tetova, përfitoi 2.2 milionë euro

Ndaj avokatit S.T. (60) nga Resnja është dorëzuar kallëzim penal për shkak se ka keqpërsorë personin e vdekur dhe në këtë mënyrë ka shitur pronën e tij. Në vitin 2022 me nënshkrim dhe vulë të tij ka vërtetuar dy kontrata për shitblerje të patundshmërive, të cilat i ka shfrytëzuar gjatë solemnizimit para noterit në Tetovë dhe ka nënshkruar edhe në kolonën e shitësit, për të cilat ka shfrytëzuar autorizimin me përmbajtje të rreme të një 94-vjeçari, transmeton Lideri.mk, i cili kishte vdekur më shumë se dy muaj para solemnizimit.

“Ai ka përdorur kontratat e përgatitura dhe autotizimi duke shfrytëzuar të dhëna nga një dokument udhëtimi i lëshuar nga shteti i huaj në emër të të ndjerit. Gjithashtu, marrëveshja e shitblerjes së pasurisë së patundshme e datës 14.07.2022 është përdorur nga avokati për solemnizimin te noteri dhe në të njëjtën kohë ka specifikuar të dhëna nga një dokument udhëtimi të lëshuar nga shteti i huaj dhe ka përdorur autorizim me përmbajtje të rreme, sepse autorizimi ishte i personit të ndjerë. Pasurinë e patundshme, në pronësi të trashëgimtarit të të ndjerit, i pandehuri ia ka tjetërsuar personit të tretë dhe ka realizuar përfitim të kundërligjshëm në shumë prej 2.273.965 denarë, të paguar në llogari të tij”, thonë nga MPB./Lideri