BallinaMaqedoni

Kapet 31 vjeçari nga Shkupi që vodhi 43 mijë euro në bankë, policia ia mori paratë!

Prokuroria e Shkupit njofton se është hapur hetim për një shkupjan i cili dy javë më parë ka grabitur një bankë, transmeton Lideri.mk.

– Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhëresë për fillimin e procedurës hetuese ndaj një 31 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Grabitje nga neni 237 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“I dyshuari më 4 qershor ka hyrë në filialin e bankës në rrugën “Bojmija” në Shkup dhe me kanosje dhe përdorim të armës së zjarrit – revole, duke kanosur jetën dhe trupin e dy punonjësve të bankës, me dashje ka marrë 2.628.901,55 denarë për t’i përvetësuar ato në mënyrë të paligjshme“, njofton Prokuroria, transmeton Lideri.mk.

Ai menjëherë ka ikur nga vendi. Pas zbulimit dhe arrestimit, u gjetën edhe paratë dhe u kthyen në bankë, njoftoi MPB./Lideri

Prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, njofton Prokuroria.