Maqedoni

Kapen 15 kilogramë marijuanë në Gjevgjeli, ndalohet një person

MPB njofton se dje gjatës bastisjes në dy lokacione janë kapur 15 kilogramë marijuanë, ndërsa është ndaluar edhe një person.

Me datë 23.04.2023, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në kuadër të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminale Gjevgjeli dhe Stacionit Policor Gjevgjeli kanë ndaluar B.A.(42) nga fshati Bogorodicë, Gjevgjeli.

Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjykatës, në banesën që përdor në Gjevgjeli dhe në një objekt të braktisur në fshatin Bogorodicë, i cili ishte zhbllokuar me çelësin e gjetur në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 15 kilogramë marijuanë.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim nga neni 215 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.