September 16, 2024
BallinaMaqedoni

“Kantonizim, regjione gjyqësore” – Sela flet për modelet që shqyrtohen nga ekspertët! Çfarë synohet të arrihet?

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka folur për modelet që shqyrtohen nga BDI për të “shprehur pakënaqësinë për cenimin e legjitimitetit të votës shqiptare”.

Sela përmend ndarjen në formë “kantonizimi, regjionesh gjyqësore”, që sipas tij, tashmë zbatohen në shtetet evropiane që kanë komunitet edhe më të vogël se shqiptarët – nën 30%.