Kandidati për kryetar komune në Kumanovë rezultoi pozitiv me virus, ndërprenë fushatën
Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Toni Mihajllovski ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Si pasojë, ai do të qëndrojë në izolim, me çka ka ndërprerë fushatën zgjedhore.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale janë pas 10 ditësh, ndërkaq Mihajllovski ekipit të vet i dëshiron punë të palodhshme në aktivitetet në terren.
Shpreson se më 17 tetor do të festojnë “fitoren e madhe”.